Bitdefender Small Office Security – Menaxhim në hapësirën afariste, 25 Shfrytëzues

bitdefender.png
SKU: G-48804
Administracijska naknada: €99.75
SolutionDonor PartnerLanguageMediaPlatform
Opis: 

Bitdefender Small Office Security me konsolën për menaxhim me hapësirën afariste është softuer për siguri që menaxhohet në infrastrukturën e vet organizatës e jo në re. I mbron laptopët, desktopët, serverët e rrjetëzuar dhe pajisjet mobile nga viruset, krimbat (worms), kuajt e Trojës (Trojan horses), programte për spiunim (spyware-ët), adware-ët, rootkit-ët, dhe rreziqet e tjera.

Ky donacion ofron parapagim njëvjeçar për Small Office Security për një numër deri në 25 shfrytëzues dhe dy serverë. Produkti do të përfundojë së funksionuari krejtësisht pas një viti në qoftë se nuk rinovohet parapagimi.

Përfitimet për organizatat

Në qoftë se keni përvojë në administrimin e rrjetit, mund ta shfrytëzoni Bitdefender Small Office Security për t’i zvogëluar harxhimet për resurset dhe për ta menaxhuar në nivel qendror rrjetin e organizatës suaj.

Mundësitë kryesore

  • Menaxhim në hapësirën afariste: Konsola, ose Qendra kontrolluese, është një aplikacion që ekzekutohet në mjedis virtual. Qendra kontrolluese ofron pasqyrë të situatës së përgjithshme të organizatës në aspekt të sigurisë, qasje në rreziqet globale të sigurisë, dhe kontroll mbi shërbimet e saj të sigurisë. Integrimi me sistemet ekzistuese për menaxhim dhe mbikëqyrje, e thjeshtëson mbrojtjen që ofrohet në mënyrë automatike për desktopët dhe serverët që nuk janë nën kontroll.
  • Mbrojtje nga virusët dhe programe për spiunim (antispyware): Skenuesit e sigurisë mund t’i zbulojnë dhe t’i pastrojnë viruset dhe mund të izolojnë viruset, programet për spiunim (spyware-ët), adware-ët, trojan-ët, dhe rootkit-ët në të gjitha pikat e skajshme dhe serverët.
  • Mbrojtje e pajisjeve mobile: Aplikacionet e Bitdefender-it që shkarkohen nga dyqanet zyrtare për aplikacione të prodhuesve e zgjerojnë mbrojtjen edhe në pajisjet iPhone, iPad dhe Android.
  • Mur mbrojtës (firewall) për desktopët: Muri mbrojtës i pamundëson shfrytëzuesit e paatutorizuar që të kenë qasje te kompjuterët e shfrytëzuesve kur punojnë nga largësia duke shfrytëzuar rrjete të pasigurta. Parametrat e konfigurimit përfshijnë bllokimin e internetit dhe qasjen në bazë të adresës IP, aplikacionit, portit ose protokolit për t’u mbrojtur nga rreziqet e orientuara nga brenda dhe atyre të orientuara nga jashtë.
  • Mbrojtje e bazuar në sjellje: Siguria për pikat e skajshme i ndalon rreziqet që paraqiten duke e analizuar sjelljen e programit ose procesit të caktuar në një mjedis virtual para se ai të ekzekutohet. Në qoftë se konstatohet se është i sigurt për t’u ekzekutuar, Bitdefender-i vazhdon ta analizojë procesin përderisa ai është duke u ekzekutuar për t’i identifikuar rreziqet e mundshme të cilat nuk janë raportuar akoma.

Shfrytëzuesit plotësues

Në qoftë se organizata juaj ka nevojë për më tepër se 25 shfrytëzues në një rrjet të vetëm, TechSoup poashtu ofron Small Office Security për 50 shfrytëzues.

Në qoftë se organizata juaj ka nevojë për më tepër se 50 shfrytëzues në një rrjet të vetëm, ju lutemi kontaktojeni drejtpëdrejt Bitdefender-in

Zgjidhni me kujdes

Kompensimi administrativ për këtë produkt është i pakthyeshëm dhe produkti nuk mund të zëvendësohet. 

Marrja e produktit

Kur TechSoup-i e miraton kërkesën tuaj për donacion, do t’ju dërgojmë një mesazh në adresën e e-mail-it të organizatës suaj me udhëzime për marrjen dhe aktivizimin e këtij produkti. 

Requirements: 

Qendra kontrolluese (Aplikacioni Small Office Security)

[Shënim: Nuk mund të vendosim link deri te kërkesat e sistemit në ueb-faqen e Bitdefender-it për shkak se ato nuk janë aktuale dhe në to nuk përmenden kompjuterët Mac.]

Qendra kontrolluese (Aplikacioni Small Office Security)

• Aplikacioni Small Office Security është në dispozicion në këto formate:

  • OVA (kompatibil me VMware vSphere, View)
  • XVA (kompatibil me Citrix XenServer, XenDesktop, VDI-in-a-Box)
  • VHD (kompatibil me Microsoft Hyper-V)
  • Hardueri:
    • Dy NJQP (CPU) virtuale, secila me nga 2-GHz
    • 4 GB RAM
    • 40 GB hapësirë e lirë në hard-disk
  • Lidhje interneti
  • Shfletues për internet:
    • Internet Explorer 9 ose më i vonshëm
    • Mozilla Firefox 14 ose më i vonshëm
    • Google Chrome 15 ose më i vonshëm
    • Safari 5 ose më i vonshëm

Siguria për Pikat e skajshme

  • Hardueri:
  • Procesor kompatibil me Intel Pentium:
    • 1-GHz ose më i shpejtë për Microsoft Windows XP SP3, Windows XP SP2 64-bit, dhe Windows 7 Enterprise (32-dhe 64-bit)
    • 2-GHz ose më i shpejtë për Microsoft Windows Vista SP1 ose më i lartë (32- dhe 64-bit), Microsoft Windows 7 (32- dhe 64-bit), Microsoft Windows 7 SP1 (32- dhe 64-bit), Windows 8
    • 800-MHz ose më i shpejtë për Microsoft Windows Embedded Standard 7 SP1, Microsoft Windows POSReady 7, Microsoft Windows POSReady 2009, Microsoft Windows Embedded Standard 2009, Microsoft Windows XP Embedded SP2, Microsoft Windows XP Tablet PC Edition
  • Serverët:
    • Minimumi: NJQP (CPU) me një bërthamë 2.4-GHz
    • Rekomandohet: NJQP (CPU) 1.86-GHz ose më e shpejtë Intel Xeon me disa bërthama
  • 512 MB ose më tepër RAM; Rekomandohet 1 GB (Windows); 1 GB (Mac)

  • 1.5 GB hapësirë e lirë në hard-disk

  • Softueri:
  • Stacionet e punës (Workstations):
    • Windows XP SP3
    • Windows Vista SP1
    • Windows 7
    • Windows 8
    • Windows 8.1
    • Mac OS X v10.7 (Lion)
    • Mac OS X v10.8 (Mountain Lion)
    • Mac OS X v10.9 (Mavericks)
  • Serverët:
    • Windows Server 2003 SP1, 2003 R2, 2008, 2008 R2, 2012, 2012 R2
    • Windows Small Business Server 2003, 2008, 2011

Siguria për pajisjet mobile

  • Softueri:
    • iOS 5.1 ose më i vonshëm
    • Android 2.3 ose më i vonshëm
  • Lidhshmëria:
    • Lidhje aktive me të dhëna celulare ose lidhje Wi-Fi
    • Lidhshmëri me serverin për komunikim

Informatë shtesë

  • Bitdefender nuk mund të punojë së bashku me programet e tjera për antivirus. Që të mund ta përdorni Bitdefender-in, duhet së pari t’i largoni ato.