Asana Premium or Business, 1-Year Subscription, Access to Discounted Rates

Product-logo-asana-60px.png
SKU: G-51071
Administracijska naknada: €63.00
MediaPlatform
Restrictions: 
Opis: 

Asana është një softuer online për menaxhimin e bashkëpunimit që i ndihmon ekipet të koordinojnë dhe menaxhojnë punën e tyre. Asana Premium i dedikohet ekipeve. Asana Business i ndihmon organizatat të monitorojnë, menaxhojnë dhe standardizojnë punën në të gjithë ekipet. Me të dy planet, ekipet mund të bashkëpunojnë nga kudo me aplikacionet Asana mobile dhe web.

Kjo ofertë ju siguron 50 përqind skonto për abonimet vjetore në Asana Premium ose Asana Business për një ekip. Pasi të bëni kërkesën për këtë ofertë përmesTechSoup, ju do të paguani Asana në mënyrë të drejtpërdrejtë për abonimin.Ju mund ta kërkoni këtë produkt ngaTechSoupvetëm një herë në vit. Lexoni seksionin Detaje dhe Kostot e Shërbimit për më shumë informacione.

Përfitime për Organizatat

Ju mund ta përdorni Asana për të

  • Qartësuar këdo mbi përgjegjësitë dhe hapat e radhës
  • Ditur progresin e punës, pa qenë nevoja për ta ndjekur në çdo hap
  • Shkallëzuar në mënyrë të sigurtë, duke garantuar që të gjithë kanë akses në informacionn e duhur dhe për të kontrolluar se kush ka akses tek çfarë
  • Krijuar procese të përsëritura për punë periodike

Mundësitë Kryesore

  • Pamje të shumëfishta: Ju mund t’i shihni projektet si lista, tabela, kalendarë dhe kronologji. Përdorini detyrat duke përcaktuar afatet kohore, personat e ngarkuar dhe përshkrimet për t’u siguruar që secili nënpunës të dijë se çfarë duhet të bëjë dhe deri kur.
  • Fusha të personalizuara: Duke i shtuar fusha secilit projekt, ju mund të gjurmoni pikërisht atë që është më e rëndësishme në projekt.
  • Modelet: Ju mund të shtoni projekte të reja që vijnë me fusha të personalizuara për t’ju ndihmuar që të gjeni informacionin që ju nevojitet.
  • Kërkim i avancuar: Ju mund t’i personalizoni filtrat e kërkimit dhe të krijoni dhe ruani pamje të personalizuara përgjatë projekteve, përcaktimit të personave të ngarkuar, të afateve kohore dhe më shumë.
  • Varësitë: Ju mund të menaxhoni flukse komplekse të punës duke e shënuar një detyrë si në pritje të një tjetre, për të ditur se kur puna është gati për të filluar.
  • Kontrolli i të dhënave: Ju mund t’i kontrolloni ato që ndani, në mënyrë që njerëzit e duhur të kenë akses në informacionin e duhur. Ju mund t’i hartoni projektet me opsionin vetëm për t’u komentuar, që të shmangni redaktimet e padëshiruara.

Shikoni një krahasim të karakteristikave të produkteve Premium dhe Business në faqen e çmimeve Asana.

Mbështetje

Përdoruesit e Asana Premium dhe Asana Business kanë akses në materialet onboarding dhe edukativedhe kanë prioritet kur kontaktojnë mbështetjen Asana.

Zgjidhni me Kujdes

Tarifa administrative për këtë produkt nuk është e rimbursueshme dhe produkti nuk mund të shkëmbehet.

Përftimi i Këtij Produkti

KurTechSouptë aprovojë kërkesën tuaj për donacion, ne do të dërgojmë një mesazh në adresën e email-it të organizatës suaj, me udhëzimet për përftimin dhe aktivizimin e këtij produkti.

Detajet dhe Kostot e Shërbimit

Kërkesat e Sistemit Shfletuesi i uebit dhe lidhja e internetit
Çmime të skontuara Kjo ofertë ju jep akses në një skonto prej 50 përqind për abonimet 1-vjeçare në Asana Premium ose Asana Business për një ekip ngaçmimet aktuale të Asana-as. Pasi të bëni kërkesën për këtë ofertë dhe të paguani tarifën administrative të TechSoup, ju do të paguani në mënyrë të drejtpërdrejtë Asana-an për planin e zgjedhur.
Ekziston një minimum prej 5 përdoruesish dhe një maksimum prej 1,000 përdoruesish për secilin plan. Ju mund të shtoni përdorues më vonë, sipas nevojave. Ju do të vijoni të përfitoni skonton tuaj për çdo përdorues që shtoni, deri në një maksimum prej 1,000 përdoruesish.
Kontrata e Shërbimit e Kërkuar Ju duhet të pajtoheni me një kontratë shërbimi një vjeçare me Asana-an.
Abonentët Ekzistues Nëse ju e keni tashmë një llogari prove falas Asana, ose një llogari me pagesë, ju mund ta përditësoni abonimin tuaj nëpërmjet kësaj oferte. Ju mund të zgjidhni që të përditësoni të gjithë anëtarët në hapësirën e punës ose organizatës suaj, ose vetëm anëtarët e një prej ekipeve tuaja.
Vijimi i Shërbimit Pas Një Viti Ju mund ta rinovoni abonimin tuaj duke kërkuar një produkt tjetër përmes TechSoup çdo vit para se të skadojë abonimi.
Shikimi paraprak i Asana-as Asana ofron një provë falas nëfaqen e saj të internetit.
Kërkohet Kartë Krediti ose Llogari PayPal Një kartë krediti ose llogari PayPal është e nevojshme për të paguar çmimet e skontuara në faqen e internetit të Asana-as.